19:55 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Klinë, Policia realizon planin ‘Inspektimi’ në dy lokale nate – Sekuestron armë dhe thikë

Foto ilustrim

Stacioni Policor Kline, me 23.08.2019 në përkrahje të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë,  NjRSh , Administratës tatimore  dhe inspektorëve të punës, ka realizuar planin operative “Inspektimi”.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione, lokale të natës.

Gjatë implementimit të planit inspektorët kanë filluar me procedurë mbi shkeljet e supozuara – si mos përdorim i arkave fiskale, mos lidhja e kontratave me punëtoret, e shkelje te tjera.

Ndërsa nga ana e policisë në njërin lokal janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një pistoletë me 10 copë fishek
  • Një sprej gaz lotsjellësi,
  • Një thikë dhe një automjet është marr për shmangie doganore.

Në lokalin e dytë është gjetur dhe sekuestruar një gaz lotsjellësi.

Njëkohësisht patrullat në lëvizje kanë ndaluar, kontrollua një automjet tek pronari-ngasësi  i te cilës kanë gjetur dhe sekuestruar një armë ilegale.

Te gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër  të cilit, i dyshuari për posedim të armës është ndaluar për 48 ore.