20:05 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Klinika Infektive në QKUK nesër promovon laboratorin e mikrobiologjisë

Drejtoria e SHKUK-së përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se, nesër me 24 shkurt 2020, në ora 12:00, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të bëhet përurimi i laboratorit të mikrobiologjisë, i ndërtuar me fondet e projektit

 “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin piesë, Amabasadori italian në Prishtinë,  Nicola Orlandi, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu./Indeksonline