09:26 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / S Z

Klinika Infektive për një vit trajtoi 2642 pacientë

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u trajtuan 2 mijë e 642 pacientë.

Për 12 muaj, në këtë klinikë kishte 10 mijë e 252 vizita në Ambulancën e Pranimit, 4 mijë e 385 vizita në Ambulancën Specialistike dhe 2 mijë e 634 konsultime.

Brenda kësaj kohe, aty janë kryer edhe 937 eho të abdomenit dhe 525 elastografi, bën të ditur raporti vjetor i punës./IndeksOnline/