14:56 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Klinikat interne që shërbyen për COVID, i kthehen normalitetit

Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, (Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë, Nefrologjisë dhe Reumatologjisë), pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në hapësirat e tyre, pasi që për disa muaj ato hapësira u shfrytëzuan për trajtim të rasteve me COVID-19, e njohur si Njësia COVID-3.

Në këto hapësira është bërë pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të merren mostrat dhe do të bëhet hulumtimi i airndotjes.