10:37 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Klitschko po mendon kthimin në ring – Kërkon ‘rematch’ kundër Joshuas dhe Furyt

Boksieri i njohur rus, Wladimir Klitschko po mendon që të rikthehet përsëri në boks.

E përditshmja angleze ‘The Sunday Mail’ ka hedhur lajmin bombastik që Klitschko është duke mbajtur takime për një rikthim në boks, transmeton Indeksonline.

Përveç rikthimit, ish-kampioni i ka zgjedhur edhe kundërshtarët me të cilët dëshiron të luftoj në ring.

Boksieri rus po kërkon ‘rematch’ me dy boksierët anglez, Anthony Joshuan dhe Tayson Furyn.

Dy ndeshjet e fundit të Klitschkos kanë qenë pikërisht kudër Joshuas dhe Furyt. Në të dy ndeshjet rusi kishte pësuar humbje.

Wladimir Klitschko është 42 vjeçar dhe ka një karrierë të bujshme në boks. Rekordi i tij është 64 fitore dhe vetëm pesë humbje./Indeksonline/