75 Mall Live Search
09:44 / E Martë, 24 Mars 2026 / G T

Klodian Duro parashikon formacionin e Sylvinhos, bën rreshtim interesant

Legjenda e futbollit në Shqipëri, Klodian Duro – ka parashikuar formacionin e Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë.

Duru në emisionin “Procesi sportiv” ka bërë një parashikim të formacionit për këtë ndeshje jetike, shkruan Indeksonline

Sipas Duros një dilemë e madhe do të jetë në qendër të sulmit, me Brojën dhe Muçin.

Kurse në pozitat e tjera ai ka caktuar këta lojtarë: Strakosha në portë, në mbrojtje: Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë: Asllani, Shehu dhe Laçi. Kurse në sulm, treshja: Uzuni, Bajrami dhe Muçi.

Kujtojmë se ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë zhvillohet të enjten nga ora 20:45./Indeksonline/