17:34 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Klopp: Chelsea faleminderit që nuk i keni dhënë shansin Salahit!

Jurgen Klopp e ka falënderuar Chelsean që nuk i ka dhënë shumë minutazh Mohamed Salahit në kohën kur egjiptiani ishte pjesë e skuadrës londineze.

Trajneri gjerman ka thënë se po të luante Salah më shumë te Chelsea, tani do të ishte pjesë e kësaj skuadre në një rol kyç.

“E mbaj mend kur luante te Basel, ishte shumë i shpejt, por i mungonte forca. Më pas e shikoja kur luante te Chelsea. Atje i kishte të dyjat, por nuk e kishte minutazhën. E falënderoj Chelsean që nuk e ka aktivizuar shumë sepse Salah do t’i bindte për ta mbajtur gjatë në skuadër. Askush nuk bën të fajësohet për këtë, as Mourinho” ka thënë Klopp./Indeksonline/