Klopp dërgon skautë për t’i ndjekur nga afër dy yjet e Francës
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke bërë një kontroll mbi dy futbollistë të talentuar francez, për të cilët ka dërguar edhe skautë apo agjent për t’i ndjekur nga afër.
Kombëtarja e Francës do të ndeshjet me Bullgarinë të shtunën në mbrëmjen kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Në këtë takim, kombëtarja e Francës do të ketë në radhët e veta shumë talent, që tani po zënë vend të rëndësishëm në formacion bazë.
Mesfushori i PSG-së ka deklaruar vet se do të donte të luante në Ligën Premier, por pa përmendur se në cilën skuadër.
Së bashku me mesfushorin Rabiot, synimi i verës, Thomas Lemar, i Monacos, gjithashtu pritet të nisë si titullar sfidën e së shtunës për Francën. /Telegrafi/