17:08 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Klopp: Do ta presim Van Dijkun si një grua e mirë që e pret burrin që është në burg

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp në konferencën e sotshme për media ka folur rreth lëndimit dhe mungesës së mbrojtësit holandez, Virgil Van Dijk.

Klopp u përkujdes që të bëj një batutë në lidhje me mungesën e gjatë të Van Dijk, transmeton Indeksonline.

“Ne do ta presim atë si një grua e mirë që e pret burrin që është në burg”, u shprehë Klopp me shaka.

Van Dijk ka dëmtuar ligamentet dhe pritet që të jetë jashtë fushave për më së paku 6 apo 7 muaj./Indeksonline/