09:39 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen kundër Watford

Gjatë ditës së sotshme ekipi i Liverpool do të jetë mysafirë i Watford. Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00.

Përveç Adam Lallana që është i lënduar, Jurgen Klopp ka të gjithë lojtarët në dispozicion, transmeton Indeksonline.

Sipas Mirror Klopp do të bëjë ndryshime në formacion për këtë ndeshje. Në 11shën e parë pritet të rikthehet Henderson dhe Milner.

Ndërsa Shaqiri përkundër performancave magjike në Ligën e Kombeve nuk pritet të startoj sipas të përditshmes Mirror.

Formacioni i mundshëm i Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Henderson, Milner, Salah, Firmino, Mane.

Formacionet zyrtare publikohen një orë para ndeshjes./Indeksonline/