15:44 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / A. A

Klopp e arsyeton Salahin: Sulmuesit duhet të jenë egoistë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur i kënaqur me përkushtimin e Mohamed Salah.

Egjiptiani shpesh është akuzuar nga tifozët për egoizëm, por kjo nuk i ka penguar menaxherit gjerman.

“Sulmuesit duhet të jenë egoistë. Nuk kam takuar kurrë një sulmues që s’është i tillë. Mund të jesh personi më i mirë në botë, por në fund dëshiron të shënosh gola” deklaroi Klopp.

Menaxheri gjerman shtoi se synimi që Salah të fitojë për herë të tretë këpucën e artë, është diçka e jashtëzakonshme.

/Indeksonline/