16:24 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

“Klopp festoi fitoren kundër Evertonit sikur ta kishte fituar Kupën e Botës”

Së fundmi trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ngacmoi rivalin e qytetit Everton. Ai tha se ndeshja kundër Liverpool-it për ta do të jetë sikurse finale e ‘Kupës së Botës’.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar trajneri i Everton, Marco Silva, transmeton Indeksonline.

“Për ne? Është ndeshje speciale për qytetin dhe fansat. Nuk shoh një diferencë të madhe” u shprehë Silva fillimisht.

“Ata festuan atë gol me fat. Ata festuan këtë sikurse finale e Kupës së Botës” vazhdoi trajneri i Everton.

Liderët e Premier Ligës, Liverpool luan në ‘Goodison Park’ këtë të diel duke synuar vetëm tre pikët./Indeksonline/