14:43 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Klopp flet për Real Madridin: Mirë që po luajmë prapë, tani ata s’e kanë Ronaldon

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka folur për shortin e UEFA Champions League. Skuadra e Liverpoolit në çerekfinale do të përballet me Real Madridin, shkruan IndeksOnline

Për këtë ndeshje ka folur trajneri i “The Reds”-it, i cili thotë se është një short i vështirë, por në këtë fazë s’ka ekipe të dobëta.

“Emocionuese. Është një short i  vështirë, por unë jam mirë me të, sepse kur shikon të gjitha ekipet e tjera, mendon dhe thua ‘O zoti im’ sepse të gjitha janë të forta. Kjo është e qartë”, ka thënë Kloppi.

Trajneri gjerman foli edhe për përballjen e kaluar midis dy skuadrave gjatë vitit 2018 në finalen e madhe të UEFA Champions League.

“Për më shumë se dy vjet ishim përballur me ta. Ishte një natë e vështirë për ne. Kështu që tani e kemi shansin të luajmë përsëri dhe kjo është mirë. Tani skuadra e Realit s’e ka Ronaldon, nuk e ka Gareth Balenin. Por, pa dyshim se kanë Sergio Ramosin, Luka Modriqin, Karim Benzeman, Raphael Varanen”, vazhdoi Jurgeni.

Ndeshja e parë midis Realit dhe Liverpoolit do të zhvillohet më 6 prill, kurse ajo kthyese me 13 prill./IndeksOnline/