15:43 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Klopp flet për transferimin e Insigne në Liverpool

Në Angli flitet shumë për mundësinë që në fundin e këtij sezoni Liverpool të mund të hidhet në sulm për të marrë kapitenin e Napoli-t, Lorenzo Insigne.

“Bëhet fjalë për një lojtar shumë të mirë, por ka një kontratë të gjatë me Napoli-n dhe ne nuk do të kërkojmë ta marrim. Nuk do të vijë tek ne”, ka thënë Klopp.

Në 38 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Napoli-n, Insigne ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 7 asiste.