12:07 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

S’ka përjetuar titull të Premierligës që 29 vite, Klopp fton 104-vjeçarin në “Anfield”

Liverpool këtë fundjavë pret skuadrën e Crystal Palace në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë.

I pranishëm në këtë ndeshje do të jetë një person i veçantë, i cili ka mbështetur “The Reds” me vite të tëra.

Ai është Bernard Sheridan, 104 vjecar, një tifoz i Liverpoolit që nga fëmijëria.

Klopp, si dhuratë, i ka bërë ftesë atij për të qenë i pranishëm në “Anfield” në shkallët e stadiumit.

Dëshira e Sheridanit është që para se të largohet nga kjo botë, ta shikojë edhe njëherë Liverpoolin duke u shpallur kampion i Anglisë.

Kjo dëshirë edhe mund t’i realizohet, pasi Liverpooli s’ka qenë kurrë më afër se këtë edicion. Pas 22 xhirove, prin në Premierligë me 57 pikë, 4 më shumë se Manchester City që ka 53. /IndeksOnline/