18:15 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Klopp i bindur për transferimin e Rashicës, ja pse u ‘dashurua’ në futbollistin kosovar

Futbollisti kosovar, Milot Rashica ka disa javë që është në radarin e gjigantit anglez, Liverpool

Sipas Mirror, futbollisti kosovar është i preferuari i Jurgen Klopp, andaj ai ka vendosur që të bëjë një ofertë për transferimin e tij gjatë verës.

Sipas këtyre raportimeve ‘dashurinë’ e Klopp, Miloti e fitoi me golin që i kishte shënuar skuadrës së Bayernit.

Andaj pritet që Liverpool të paguajë më shumë se 30 milionë euro për futbollistin e Kombëtares së Kosovës./IndeksOnline/.