18:44 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Klopp i nervozuar: Nëse luajmë kështu, pse duhet ta fitojmë ligën?

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar një humbje të madhe në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultatin minimal në javën e 33-të në Premier League.

Pas ndeshjes, Jurgen Klopp foli për kamerat e Bein Sport dhe u shpreh tejet i nervozuar me ekipin e tij, shkruan Indeksonline

“Nëse luajmë kështu qysh në pjesën e parë, pse duhet ta fitojmë titullin e ligës?”, u shpreh Klopp.

Me këtë humbje, Liverpooli mbetët mbrapa për titull kampion në Premier League me 71 pikë, dy më pak se lideri i tanishëm, Manchester City (73)./Indeksonline/