75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kloppi, i pakënaqur që iu hoq dënimi Manchester Cityt

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Arbitrazhit e hodhi poshtë vendimin e “Fair Play Financiar”-it kundër Manchester Cityt për mospjesëmarrje për dy vjet në gara evropiane.

Me këtë vendim nuk është shprehur aspak i kënaqur trajneri i Livepoolit, Jurgen Klopp, transmeton Indeksonline.

“Nuk mendoj se ishte një ditë e mirë për futbollin dje. Mendoj se FFP-ja është një ide e mirë për të mbrojtur kompeticionin (garën)” , u shpreh Kloppi.

Në vend të këtij dënimi, City u dënua me gjobë prej 8 milionë funtesh./Indeksonline/