18:30 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Klopp i tregon Rashicës se çfarë duhet të bëjë që të jetë pjesë e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur sot në lidhje me transferimet e reja që do t’i bëjë kjo skuadër.

Werner dhe Rashica janë dy futbollistët kryesorë që janë në fokusin e skuadrës angleze andaj edhe pyetja ju bë rreth këtyre dy futbollistëve.

Kurse përgjigja e Klopp ishte e qartë duke thënë që kjo skuadër ka nevojë për futbollist që luftojnë për të luajtur nga minuta e parë.

Ne kemi nevojë për lojtarë që duan të jenë pjesë e kësaj skuadre, që duan të luftojnë për vendin e tyre, të cilët dëshirojnë të bëjnë hapin tjetër së bashku me ne, të cilët dëshirojnë të zhvillohen dhe të përmirësohen”, u deklarua Klopp.

Kohëve të fundit ka pasur mjaftë raportime për interesimin e Liverpoolit për sulmuesin kosovar mirëpo përveq Liverpoolit për Rashicën është duke u interesuar edhe Dortmundi./IndeksOnline/.