13:40 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. A

Klopp jep lajmin e shumëpritur për tifozët e Liverpoolit

Trajneri Jurgen Klopp ka mbajtur një konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Wolverhamptonit.

Menaxheri i Liverpoolit, ka diskutuar fillimisht për lëndimet e futbollistëve, duke bërë të ditur që Naby Keita dhe Trent Alexander-Arnoldi, do të rikthehen sot.

“Trenti dhe Naby do të stërviten sot me gjithë grupin. Ka mundësi që të dytë do të jenë në ekip për të dielën, por a do të startojnë apo do të luajnë 90 minuta nuk e di. Oxlade-Chamberlaini duket në rrugë të mirë për t’u rikthyer, por ende është herët. Askush tjetër nuk do të kthehet pas lëndimit”, ka deklaruar Kloppi.

Gjermani ka mirëpritur takimin e zytarëve të Premier Ligës për një vendim të mundshëm që ua lejon skuadrave nga 5 zëvendësime.

/Indeksonline/