16:25 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / A. A

Klopp kërkon mbështetjen e tifozëve: Së bashku mund ta kalojmë krizën

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka premtuar futbollistëve të tij se të enjtën do të luftojnë fortë për të mposhtur Tottenhamin.

“Të kuqtë” janë mysafir të Tottenhamit në Londër të enjtën mbrëma, në tentim për të ndalur serinë negative prej 5 ndeshjeve pa fitore.

Trajneri gjerman i ka bërë thirrje tifozëve që të mbështesin klubin sepse vetëm së bashku mund të kalojnë këtë moment të vështirë.

“Ne mund t’ia dalim së bashku me tifozët edhe kur nuk jemi mirë, mjafton ta gjejmë shpirtin luftarak sërish. Tani mund të tregojmë sa të fortë jemi. Unë jam përgjegjës për çdo gjë dhe kushdo që dëshiron të na mbetetë, mirësevini” deklaroi Klopp.

Dueli Tottenham – Liverpool zhvillohet të enjtën nga ora 21:00 në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

/Indeksonline/