16:11 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Klopp konfirmon skuadrën për udhëtimin në Francë, shkon me tërë fuqitë

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp e ka publikuar listën e lojtarëve që do t’i marr me vete në Francë.

Skuadra e Liverpoolit do të udhëtojë në Francë gjatë ditës së sotme, shkruan IndeksOnline.

Klopp zbuloi listën e lojtarëve për këtë udhëtim, ku shihen risitë.

Roberto Firmino dhe transferimi i verës, Alisson Becker do t’i bashkohen klubit për herë të parë gjatë fazës përgatitore.

Në këtë ekip bën pjesë edhe lojtari kosovar, Xherdan Shaqiri.

“The Reds” do t’i luajë dy miqësore, më 4 gusht ndaj Napolit dhe me 7 ndaj Tornios./IndeksOnline/

Skuadra e Liverpoolit: Kelleher, Grabara, Alisson, Karius, Van Dijk, Klavan, Moreno, Robertson, Phillips, Gomez, Alexander-Arnold, Clyne, Matip, Milner, Keita, Fabinho, Grujic, Lallana, Camacho, Wijnaldum, Ings, Origi, Shaqiri, Salah, Mane, Firmino, Solanke.