75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Klopp motivon lojtarët: Për të shkuar tutje, ne duhet të besojmë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është paraqitur në media para ndeshjes së nesërme ndaj Real Madridit.

Kampioni i Premierligës humbi ndeshjen e parë çerekfinale kundër kampionit të La Ligas me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline

Trajneri gjerman gjatë konferencës për media ka motivuar lojtarët e tij duke thënë se në fillim gjithçka duhet besuar për të qenë e mundur.

“Ne duhet të krijojmë atmosferën tonë të besimit. Ne duhet ta sjellim në vete gjendjen tonë dhe të fillojmë të besojmë. Nëse mund të shohim diçka të mundur, atëherë e kemi një shans”, ka thënë Klopp

Liverpoolit i duhen dy gola dhe të mos pranoj asnjë për të shkuar tutje në gjysmëfinale të UEFA Champions League./IndeksOnline/