14:15 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kloppi, me një mendim interesant për koronavirusin

Coronavirusi ka bërë që shumë kampionate në botë ta ndërpresin aktivitetin futbollistik. Së fundi, Serie A ka marrë vendimin që të anulohen disa ndeshje, ndërsa disa të tjera të luhen pa tifozë.

Jurgen Kloppi ka dalë me një mendim rreth kësaj teme. Trajneri i Liverpoolit ka deklaruar se nuk duan që ta ndalin futbollin për shkak të këtij virusi.

“Ne e marrim shumë seriozisht. Por nuk mund të shmangim tani gjithçka. Nuk është problem për futbollin, por për shoqërinë. Shpresojmë që njerëzit më të zgjuar të gjejnë zgjidhjen për këtë. Ne nuk mund t’u themi njerëzve që të mos i shtrëngojnë duart. Ne e kemi marrë seriozisht, por nuk çmendemi nga informacionet për këtë virus”, ka thënë Kloppi./Indeksonline/