08:24 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Klopp mund të denohet, ja çfarë i tha gjyqtarëve pas ndeshjes

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp mund të denohet për komentet e tij pas barazimit 1-1 kundër West Ham United.

Kryetrajneri i Liverpoolit ishte shumë i frustruar me referimin e gjyqtarëve dhe përveç që u’a tha këtë direkt atyre, doli edhe publikisht me kritika.

“Pas pjesës së parë dëgjova që goli ynë ishte offside. Jam shumë i sigurtë që edhe gjyqtari e dinte këtë dhe në pjesën e dytë u ndikua. Ne jemi njerëz dhe bëjmë gabime por duhet të jemi të kujdesshëm. Gjyqtari anësor në pjesën e dytë nuk ishte vetëvetja” deklaroi Klopp.

Federata e futbollit të Anglisë, zakonisht në këto situata merr masa ndaj trajnerëve, ka ndodhur edhe në të kaluarën me Jose Mourinhon, Arsene Wenger etj. /Indeksonline/

Mos i humb