23:52 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Klopp pas humbjes nga Atalanta: Nuk treguam asgjë!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është ndarë edhe shumë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij.

Në pronconimin pas ndeshjes për “BBC Sport”, Klopp tha se gjyqtari lejonte shpeshherë edhe lojë të ashpër, duke ua vështirësuar punën futbollistëve.

“Nuk ishte një ndeshje e mirë. Nga të dyja palët, nuk u pa thuajse asgjë, derisa ata shënuan. Një humbje e merituar në një ndeshje të vështirë. Gjyqtari shpeshherë nuk referonte për raste të shumta, për ta vështirësuar edhe më shumë punën”, tha mes tjerash tekniku gjerman.

Kujtojmë se për Liverpoolin kjo ishte humbja e parë në këtë edicion, ku aktualisht gëzon nëntë pikë në renditjen tabelare pas katër xhirosh, ani pse edhe më tutje nuk e ka siguruar kalimin në fazën tjetër, gjë që mund ta bëjë në duelin e pestë, ku do t’i mjaftonte edhe një barazim përballë Ajaxit.