21:18 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Klopp: S’e kam lehtë ta lë Shaqirin rezervë

Jurgen Klopp ka komentuar paraqitjen e radhës fantastike të Shaqirit, i cili realizoj një gol në fitoren 4-1 ndaj Cardiffit.

Klopp komentoi vendimin e tij se pse nuk nisi lojën me Shaqirin startues, përkundër paraqitjeve të mira të tij në ndeshjet e fundit.

“Ai kishte luajtur katër ndeshje për gati 90 minuta, po ashtu në Ligën e Kombeve dy ndeshjet me Zvicrën, pastaj për ne ndaj Huddersfield dhe më pas ndaj Crvena Zvezdas mendoj për 70 minuta”, tha Klopp.

“Nuk e njohim Shaqirin për aq gjatë për ta parë se si reagon pas vendimeve të tilla, por mendoj se formacioni që zgjedhëm sot ishte i duhuri”, tha ai.

“Mendova se skuadra që zgjodhëm sot ishte e mirë, ishte mirë që Adami të fillonte, ai ishte me të vërtetë i përfshirë veçanërisht në pjesën e parë, më pak në pjesën e dytë, e që është plotësisht normale”.

Klopp shtoi: “Shaq luajti dhe u përfshi në dy gola të mirë (kundër Red Star), e vlerësoj. Kjo më bën që ta kem vështirë për t’a lënë atë rezervë. Megjithatë, lojërat janë nga 97-98 minuta dhe keni nevojë për 14 lojtarë”. /IndeksOnline/