14:46 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Klopp: Të dielën spektakël futbolli, na duhet forma e të gjithëve, edhe atyre që shesin hot-dog!

Jurgen Kloppi e ka quajtur ndeshjen me Manchester Cityn si spektakël të futbollit. Trajneri i Liverpoolit e ka analizuar përballjen e të së dielës duke paralajmëruar futboll spektakolar.

“Rivaliteti me Cityn po rritet gjithnjë e më shumë. Faleminderit Zotit, që quhet vetëm rivakitet. Van Dijku e Hendersoni janë gati, ndërsa Shaqiri e Matipi do të jenë jashtë fushës edhe për disa javë.

E vlerësoj lart Cityn dhe Guardiolën. Për mua është trajneri më i mirë në botë. Kudo që ka shkuar ka pasur ndikim të madh në skuadër.

Nuk do ta koncentrojmë lojën të dielën vetëm në krah. Të dielën duhet të jemi të gjithë në formë.

Madje edhe ata që shesin hot-dog duhet të jenë në disponim atë ditë. Do të jetë spektakël futbolli”, ka thënë Kloppi./Indeksonline/