21:18 / E Premte, 21 Shkurt 2020

Klopp tregon arsyen e shkrimit të letrës për fansin e vogël të Man Utd

Një tifoz i ri i Manchester United i ka shkruar një letër trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp me anë të së cilës i kishte kërkuar që t’i ndalë fitoret.

E siç duket kjo letër i ka bërë përshtypje trajnerit pasi që ai ia ktheu atë djaloshit duke e përgëzuar për pasionin e tij dhe duke i shpjeguar që nuk mund të humb pikë.

E Klopp para mediave ka folur për shkrimin e kësaj letre ku ka thënë ‘Nuk mund të përgjigjem në të gjitha letrat, mirëpo në atë përgjigje ishte e bukur, lexova letrën dhe u përgjigja’.

‘Nuk mendoj se të gjithë duhet të jenë fansa të Liverpooli por më pëlqen të punoj për Liverpoolin dhe më pëlqen rivaliteti që kemi, shpresoj që Darragh është tani i lumtur. Pasi pash fotot duke se ishte i lumtur’, u deklarua Klopp./Indeksonline/.