22:52 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Kloppi e ka specialitet Bayernin, gjithë ia ka tregu vendin

Liverpool është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas i ka mposhtur Bayernin në “Alianz Arena” me rezultat 1-3.

Ndeshja e parë në “Anfield” kishte përfunduar barazim pa gola dhe finalistët e vitit të kaluar arritën të fitojnë si mysafir, shkruan Indeksonline.

Sadio Mane hapi serinë e golave në minutën e 26-të pas një asisti shumë të bukur nga Van Dijk.

Autogoli i Matip barazoi rezultatin në minutën e 39-të të ndeshjes.

Golin e dytë për Liverpoolin e shënoi Virgil van Dijk ku shfrytëzoi një krosim nga këndi të Millner.

Salah i dhuroi Manes një krosim maestral për të vulosur fitoren e anglezëve. /IndeksOnline/