11:16 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / L K

Kloppi përlotet kur ulet për herë të fundit në zyrën e Liverpoolit, kjo video është mjaft emocionuese

Jurgen Kloppi ka ndarë videon e fundit nga zyra e tij në Liverpool.

Trajneri legjendar gjerman po ndahet me skuadrën angleze pas afro 9 vjetësh pasi e ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë te kjo skuadër.

Kloppi u ul për të lexuar vetëm disa nga mesazhet nga fansat që ka marrë që nga njoftimi i largimit të tij.

Kloppi s’i mbanë lotët dhe qanë me lot nga letrat emocionuese që ka marrë nga fansat e Liverpoolit.

Për më shumë, shikojeni videon e fundit të Kloppit nga zyra e tij në Liverpool./Indeksonline/