11:39 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Kloppi s’po e fut në lojë, Shaqirit i bie vlera

Xherdan Shaqiri ka vetëm 90 minuta në pesë takimet e fundit te skuadra e Liverpoolit.

Lojtari kosovar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës ka pasur një rënie edhe te vlera e tij, shkruan IndeksOnline

Në sajtin e njohur “Transfermarkt”, tani vlera e Shaqirit shkon deri në 14 milionë euro – 2 milionë më pak.

Vlera e kosovarit gjatë vitit 2020 ishte 16 milionë euro, por për shkak të lojërave të pakta, tani kushton vetëm 14 milionë euro.

Shaqiri vlerën më të madhe në “Transfermarkt” e ka pasur gjatë vitit 2019, ku u vlerësua me 25 milionë euro./IndeksOnline/