17:04 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Klubet e Premier Ligës duan që City të përjashtohet nëse fajësohet për shkelje financiare

Shumë klube të Premierligës duan që Manchester City të përjashtohet nga divizioni nëse shpallen fajtorë për shkeljen e rregullave gjatë nëntë sezoneve.

City tha të hënën se ata ishin “të befasuar” që ishin akuzuar nga Premier League për 101 shkelje të pretenduara të rregullave financiare që shtriheshin nga 2009/10 deri në 2017/18.

Dënimi më i rëndë i Premier League në këto rrethana do të ishte përjashtimi i Cityt dhe është raportuar se Liga angleze e futbollit nuk do të ishte e detyruar t’i pranonte ato.

Ekziston një ndjenjë se heqja e titujve të Cityt në mënyrë retrospektive do të ishte e pakuptimtë dhe do të shkaktonte konfuzion, por një gjobë gjithashtu nuk ka gjasa të ketë shumë efekt.

Klubet që kishin bërë presion më të madh për aksion deri të hënën ishin disa anëtarë të tjerë të të ashtuquajturës ‘gjashtë e madhe’ – që përfshin Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, shkruan Sky Sport, transmeton IndekssOnline.

Nuk do të ketë shumë simpati për Cityn, i cili ka fituar gjashtë herë Premier League në 11 vitet e fundit, nëse shpallet fajtor.

Klubet e Premier League nuk duan të përfshihen në këtë proces, i cili është në duart e një komisioni të pavarur. /IndeksOnline/