16:55 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Klubet e Superligës nuk po ndalen, Prishtina nënshkruan kontratë me futbollistin e radhës

Ka disa ditë që kur kanë filluar transferimet dhe klubet e Superligës së Kosovës kanë qenë mjaftë aktive, duke transferuar por edhe duke larguar një numër të madh futbollistësh.

Kurse tani skuadra nga kryeqyteti Prishtina e ka bërë zyrtare nënshkrimin e kontratës profesionale me Ermal Vitija.

Vitija po ashtu ka zhvilluar dy neshje zyrtare me skuadrën e parë dhe është produkt i Shkollës së futbollit FC Prishtina dhe i cili ka luajtur nëpër të gjitha grupmoshat e klubit tonë.

Pas përformancës së treguar në seancat stërvitore, shtabi teknik i prirë nga Armend Dallku, kanë vendosur që futbollisti në fjalë e meriton të promovohet në mesin e futbollistëve me kontrata profesionale.

/Indeksonline/.