08:44 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Klubet nga Milano përgatisin Real Madridin dhe Atleticon para UEFA Super Kupës

15 gushti do të jetë përballja e parë Real Madridit dhe Atletico Madridit për një titull të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

Dhe të dyja klubet kanë zgjedhur pothuajse mënyra të njejta për t’u përgatitur, shkruan IndeksOnline.

Para-sezoni përfundon në kryeqytetin spanjoll më 11 gusht, kur Real Madridi është nikoqir i Milanit, teksa në të njejtën kohë Interi përballet me Atleticon në ”Wanda Metropolitano”.

Derisa është International Champions Cup që ka vënë në përballje Interin dhe Atleticon, Real Madridi ka planifikuar të përballet me Milanin për sfidën tradicionale, ”Santiago Bernabeu”.

Të dyja ndeshjet zhvillohen të shtunën në të njejtën kohë, 21:05.

Dhe katër ditë më pas, gjiganti i Madridit përballet në Tallinn për UEFA Super Kupën./IndeksOnline/