17:29 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Klubi “Alpin Podguri” në majën më të lartë në Kosovë, sjellin pamje fantastike (Foto)

Klubi i njohur i alpinizmit “Alpin Podguri”, ka uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga maja më e lartë “Gjeravica”.

Alpinistët, ishin nisur drejt majës më të lartë në Kosovë ditën e 17 shkurtit, ku dhe kishin festuar ditën e pavarësisë, shkruan IndeksOnline.

Historiku i majës më të lartë në Kosovë:

Gjeravica me 2.656m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës, edhe pse lartësia e vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe, ende e pakonfirmuar nga GPS. Radhitet si maja e tretë pas majës së malit Korab dhe Jezercit i cili gjendet në Alpet Shqiptare dhe ka lartësinë 2764 metra, Mali i Korabit 41º48’N-20º30’E).

Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë. maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Deçanit dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani që me lmd radhitet menjëherë pas Gjeravicës, Gusani ka lmd 2639 m. maja e Gjeravicës gjendet në gjerësinë gjeografike veriore 42.53° dhe 20.13° të gjatësisë gjeografike lindore.

Kjo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme që nga viti 1975.