Klubi gjerman transferon pesë lojtarë për 12 minuta (Foto)
Klubi i Stuttgartit pati një sezon fantastik në Bundesliga.
Madje klubi i Stuttgartit në ndeshjen e fundit të Bundesligas, mposhti 4 me 1 kampionin Bayern Munchen, shkruan IndeksOnline.
Ende pa nisur mirë afati i transferimeve, klubi gjerman mbrëmë zyrtarizoi pesë super-transferime.
“Die Roten”, transferuan futbollistë si; Marc Oliver-Kempg (i cili nënshkroi kontratë katër vjeçare), David Kopacz, Pablo Maffeo (nënshkroi kontratë pesë vjeçare), Borna Sosa (pesë vite kontratë) dhe Roberto Massimo.
Stuttgart e mbylli këtë sezon në pozitën e shtatë me 51 pikë./IndeksOnline/