16:58 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / LB

Klubi i Premier League shkarkon trajneri, ish-mesfushori i Liverpool opsioni më i mundshëm për stolin

Humbja e djeshme ndaj Nottingam Forest i ka dhënë fundin “aventurës” së teknikut Jesse March në krye të Leeds, ku arriti të grumbullonte vetëm 2 pikë në 7 ndeshjet e fundit.

“Thashethemet” e para në mediat britanike flasin për një rikthim të teknikut argjentinas 67-vjeccar, Marceloa Bielsa. Mirëpo, Drejtori Sportiv i Leeds, Victor Orta është një admirues i madh i trajnerit aktual të Ëest Bromëich Albion, Carlos Corberan dhe nuk përjashtohet as një afrim i spanjollit në “Elland Road”.

Si opsion i tretë për stolin shihet dhe legjenda e Liverpool, Steven Gerrard. Ish-mesfushori i “të kuqve” tashmë 42 vjeccar ka drejtuar më parë klube elitare në Angli e Skoci, si Glasgoë Rangers e Aston Villa, me skocezët e Rangers, që arriti të fitonte dhe titullin kampion në sezonin 2020-2021. abcnews.al