16:28 / E Martë, 18 Maj 2021 / A. A

Klubi i Premier Ligës angleze në gjah për Thomas Strakoshën

Ka disa muaj që Thomas Strakosha ka humbur vendin në përbërjen bazë te Lazio.

Si pasojë, portieri i kombëtares shqiptare mund të largohet nga ekipi italian në verën e ardhshme.

Corriere dello Sport shkruan se skuadra e Premier Ligës angleze, Southampton është duke e monitoruar 26 vjeçarin.

Për shërbimet e tij, ka shprehur interesim edhe Bologna.

/Indeksonline/