23:00 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Klubi i Premier Ligës propozon vazhdimin e ndeshjeve në Kinë, të premten pritet të merret vendimi

Ndeshjet në ligën angleze ka kohë që janë pezulluar shkaku i pandemisë së shpallur nga covid-19.

Sipas ‘The Athletic’ shumica e klubeve kanë qenë për vazhdimin e ndeshjeve pasi që në të kundërtën do të humbasin miliona euro, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu sipas këtyre raportimeve gjatë mbledhjes së klubeve, njëra nga këto klube ka propozuar që ndeshjet të zhvillohen në Kinë.

Kjo ide e propozuar pritet të diskutohet nga 20 klube të premier ligës, gjatë një konference që do ta mbajnë të premten pasdite.

Aktualisht Liverpool është lider në rënditjen tabelare dhe nëse ndeshjet do të rifillojnë përsëri ka shumë mundësi që skuadra e Klopp të shpallet kampione./IndeksOnline/.