15:02 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / B O

Klubi i Premier Ligës tallet me Donald Trump

Kampionati anglez ka filluar në mënyrë shumë të çuditshme në këtë sezon, me shumë ekipe të njohura që kanë lënë pikë rrugës dhe me surpriza mes skuadrave që pakkush priste të ishin protagoniste.

Pas ndeshjes së hapjes së javës së 8, Southamptoni është ngjitur në kreun e renditjes të Premier Ligës dhe ka shfrytëzuar këtë rast për një tallje epike duke përdorur fjalët e presidentit Donald Trump gjatë zgjedhjeve në SHBA.

Southampton mundi me shfirat 2-0 Newcastle falë golave të Adams dhe Armstrong, duke u ngjitur për herë të pare në historinë e vet në kreun e renditjes së elitës së futbollit anglez.

Kjo skuadër mund të kalohet sot nga ekipet e tjera, por për momentin, ka dashur t’i gëzohet kësaj arritje të vogël historike, duke përdorur një frazë që do të mbetet po aq historike.

Klubi ka publikuar në rrjetet sociale renditjen e kampionatit anglez që e sheh aktualisht në vendin e parë duke shkruar përkrah saj “Stop the count” (Ndaloni numërimin).