75 Mall Live Search
17:27 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Klubi i Prishtinës njofton largimin e dy futbollistëve

Klubi i Prishtinës ka njoftuar sot largimin e dy futbollistëve nga kampi i tyre.

Mbrojtësi 34 vjeç, Labinot Ibrahimi dhe mesfushori 24 vjeç, Ergyn Ahmeti, nuk do të jenë më pjesë e kryeqytetaseve, kjo pasi atyre u ka mbaruar kontrata, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Prishtinës në “Facebook”.

Faleminderit Labinot, Ergyn

Ibrahimit dhe Ahmetit, FC Prishtina iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Prishtinë, 6 gusht 2020 – Mbrojtësi 34 vjeç, Labinot Ibrahimi dhe mesfushori 24 vjeç, Ergyn Ahmeti, iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë.

Labinot Ibrahimi në Prishtinë ka luajtur për 4 sezone e gjysmë, 2009-2013 (në pranverë 2012 ishte i huazuar) dhe edicioni i sapo përfunduar, 2019/20, me çka ka regjistruar 139 paraqitje zyrtare (12 zëvendësuar, 14 zëvendësues dhe ka arritur 86 fitore, 25 barazime dhe 28 humbje) dhe ka shënuar 5 gola.

Ergyn Ahmeti ishte pjesë e Prishtinës për tre edicione rresht, nga edicioni 2017/18, 2018/19 dhe ky i fundit 2019/20. Për tre edicione, Ahmeti ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare (35 zëvendësuar dhe 25 zëvendësues duke shënuar 52 fitore, 18 barazime dhe 14 humbje) duke shënuar 9 gola, nga 3 gola për çdo sezon dhe ka asistuar në 5 gola.

FC Prishtina i falënderon për angazhimin maksimal me skuadrën tonë dhe iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës.