21:45 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Klubi kosovar shpërndan pagat e plota për futbollistet pavarësisht pandemisë së ‘koronavirusit’

Drejtuesit e Klubit të Futbollit të Femrave “Mitrovica” kanë vendosur që t’i shpërndajnë paratë për muajin mars, ndonëse ai ende nuk ka mbaruar dhe i gjithë vendi po përballet me pandeminë e ‘koronavirusit’.

Një veprim fantastik ky i drejtuesve të klubit nga Mitrovica, pasi që futbollistet do t’i marrin pagat e tyre në këtë kohë krize dhe atë të plota, pa as edhe një zbritje.

Kështu ka deklaruar kryetari i këtij klubit, Hajrullah Haxhiu për Gazetën “Sheshi”, derisa informacioni është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

Për më tepër shikoni publikimin e plotë: