15:41 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Klubi simpatik kosovar shpallet kampion në Ligën e Dytë

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të përfundojë Ligën e Dytë. Klubi simpatik, Kika nga Hogoshti do të shpallet kampion i Ligës.

Kika ka 41 pikë si lidere në Ligën e Dytë dhe për herë të parë do të futet në Ligën e Parë. Plasmanin në këtë ligë do ta sigurojë edhe klubi A&N që rënditet aktualisht në pozitën e dytë në ligë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të ndërpresë garat në Ligën e Parë dhe të Dytën për shkak të pandemisë./Indeksonline/