14:44 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / A. M.

Klubit anglez i hiqen dhjetë pikë nga Premier League

Skuadrës angleze, Evertonit i janë hequr dhjetë pikë nga Premier League për shkelje të rregullave të fitimit dhe qendrueshmërisë, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.

Në Everton insistojnë se janë “të tronditur dhe të zhgënjyer” nga vendimi, si dhe kanë paralajmëruar ankesë. Heqja e pikëve, e cila u bë nga një komision i pavarur do të bëhet me efekt të menjëhershëm.

Sipas tyre, ky është dënimi ma i madh sa i përket heqjes së pikëve në historinë e Premier Leagues dhe e zhyt Evertonin në zonën e rënies nga elita e futbollit anglez.

“Ashpërsia e sanksionit të vendosur nuk është as pasqyrim i drejt dhe as i arsyeshëm i provave të paraqitura”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Evertonit.

Kujtojmë se Evertoni ka katër pikë dhe zë vendin e parafundit në tabelë.