09:21 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Klubit gjerman i miratohet kërkesa, tifozët rikthehen në tribuna gjatë këtij vikendi

Për herë të parë që nga 1 nëntori i 2020, një klub gjerman pritet t’i rikthejë tifozët në tribuna.

FC Hansa Rostock mori miratimin nga qyteti Mecklenburg për ta mbushur stadiumin me një numër treshifrorë, shkruan IndeksOnline

Skuadra gjermane pritet që të shtunën të luajë ndaj Halleschenit ku të pranishëm do të jenë rreth 777 shikues. Të gjithë tifozët do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, para futjes në stadium.

Hansa është në pozitën e dytë dhe po shpreson që të futet në Bundesligën 2./IndeksOnline/