19:32 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

“KMDLNJ konstaton keqtrajtimin e njërit nga të arrestuarit në Prishtinë”, sqarohet PK-ja!

Policia e Kosovës ka sqaruar për opinionin lidhur me shkrimin e publikuar sot në portalin Koha. net  me titull “KMDLNJ konstaton keqtrajtimin e njërit nga të arrestuarit mbrëmë në Prishtinë”, transmeton Indeksonline.

Sqarimi i Policisë së Kosovës:

Bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në funksion të zbatimit të ligjit Policia ndermerr veprime operacionale në funksion të realizimit të objektivave të saj.

Për arritjen e këtyre objektivave Policia është e autorizuar sipas ligjit që konform situatës të zbatoj dhe aplikoj procedura standarde të operimit duke perfshirë edhe përdorimin e forcës fizike të domosdoshme, proporcionale dhe të nevojshem për vënien në kontrollë të përsonave të dyshuar.

Në rastet sikur ky i fundit, i apostrofuar, ku kemi pas të bëjmë me arrestimin e personave të kërkuar nderkombtarisht për raste të vrasjes dhe të cilët gjatë arrestimit kanë qenë rezistent ndaj zyrtarëve policor dhe poashtu iu janë gjetur në posedim edhe armë,  kërkohet qasje profesionale dhe veprime efikase operacionale për kontroll dhe shmangie të rrezikut potencial.

Megjithatë, sikurse edhe herave tjera Policia e Kosovës pas vlerësimeve pasoperacionale do të trajtoj dhe analizoj të gjitha veprimet e zyrtareve policorë, duke perfshirë edhe shqyrtimin e raporteve zyrtare mbi përdorimin e forcës së mundshme. Dhe ju konfirmojmë se PK ka bashkëpunim të mirë me KMDLNJ dhe i merr për bazë deklarimet mbi dyshimet e ngritura për perdorimin e mundshëm të forcës ndaj një të arrestuari.

Policia pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha raporteve zyrtare dhe veprimeve të zyrtarëve policor, varesisht nga të gjeturat dhe rezultatet e dala, do të ndërmerr veprime adekuate konform autorizimeve ligjore.

Prandaj, ju rikonfirmojmë që Policia e Kosovës është e perkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe është transparente për ofrimin e të gjitha informacioneve relevante për opinionin dhe mediat e që kanë të bëjnë me aktivitete policore dhe respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi./Indeksonline/