10:25 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

KMDLNJ-ja, thotë se zgjedhjet e parakohshme ishin demokratike dhe shembull për rajonin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një deklarate zgjedhjet e 6 tetorit i konsideron si të mirë organizuara, të monitoruara shumë mirë dhe ndonëse ishe një kohë e shkurtër për organizimin e tyre konsiderohen si zgjedhjet më të mira me theks të veçantë e konsideron pozitive pjesëmarrjën e lartë të qytetarëve në këto votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

KMDLNJ-ja vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk  i kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja.

KMDLNJ-ja pret dhe thërret që sa më  parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që  të mos lejohet stërzgjatja e një vakumi institucional.

KMLDNJ-ja gjithashtu pret që të ulet retorika tensionuese për faktin se kanë përfunduar zgjedhjet dhe tensionimi i panevojshëm i situatës ndikon në funksionalizimin e institucioneve të reja, efektivitetin e punës dhe proceseve demokratike.

KMDLNJ-ja pret që institucionet e reja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut, pa bërë dallime në baza etnike, moshore, gjinore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Në kët

 ë kontekst, KMDLNJ-ja kërkon angazhim më të madh për grupet e margjinalizuara.

KMDLNJ-ja uron fituesin e zgjedhjeve – LVV-në por edhe LDK-në, ndërsa nga partitë që do të mbeten në opozitë pret të luajnë një rol konstruktiv në interes të qytetarit dhe shtetit.