23:35 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Kobe dhe Gigi Bryant nderohen me statuj në vendin ku vdiqën tragjikisht

Një skulptor në Los Angeles ka vendosur një statujë për përvjetorin e vdekjes së Kobe dhe Gigi Bryant të cilët vdiqën tragjikisht.

Artisti, Dan Medina, tregon për TMZ se krijoi një figurë prej 160 kilogramësh dhe e vendosi në Calabasas, (vendin ku humbën jetën), transmeton Indeksonline.

Skulptori shpreson që qyteti ta lejojë të vendosë një version më të madh dhe të përmasave më të mëdha.

Kobe dhe Gianna

Në bazën e statujës, ai shtoi edhe emrat e nëntë viktimave që vdiqën tragjikisht kur u rrëzua helikopteri në kodrën e Calabasas me 26 janar 2020.

“Heronjtë vijnë dhe shkojnë por legjendat janë përgjithmonë”, shkruante në bazën e statujës./Indeksonline/