18:55 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Koci: Demarkacioni të kalojë me apo pa raport të Bulliqit

Avokati Arianit Koci ka komentuar çështjen e votimit të marrëveshjes se demarkacionit. Sipas tij, ky projektligj duhet të ratifikohet me apo pa raport të Shpejtim Bulliqit.

Koci ka thënë se ka forma të tjera që raporti i Bulliqit mund të përdoret, pa qenë pjesë tani në votim.

“Te gjeturat e ketij raporti mund te perdoren si platforme per implementimin e deklaratës se përbashkët te presidenteve te Kosoves dhe Malit te Zi. Pra, keto te gjetura do t’i ndihmojne Kosoves ne procesin e shenjimit te vijes kufitare, ne grupin e përbashkët punues qe do te themelohet ne përputhje me këtë deklarate”, ka deklaruar ai, përcjellë Indeksonline.

Më poshtë gjeni komentin e tij të plotë:

Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga dy presidentët lidhur me demarkacionin, ku është paraparë që të bëhen korrigjimet duhura, nëse sigurohen dokumentet adekuate, është moment i rëndësishëm politik.
Tash, me apo pa raport të Bulliqit, demarkacioni duhet të votohet.
Ekzistojnë forma te tjera se si raporti i Bulliqit mund te futet ne përdorim edhe pa qene pjese e votimit tash.
Te gjeturat e ketij raporti mund te perdoren si platforme per implementimin e deklaratës se përbashkët te presidenteve te Kosoves dhe Malit te Zi. Pra, keto te gjetura do t’i ndihmojne Kosoves ne procesin e shenjimit te vijes kufitare, ne grupin e përbashkët punues qe do te themelohet ne përputhje me këtë deklarate.
Ramushi e ka dëshmuar që është patriot i papërmirësueshëm dhe qëllimi i tij i vetëm është që Kosova të mos humb asnjë pëllëmbë tokë.
Sidoqoftë, deputet të nderuar: krijojeni mundësinë që të votohet demarkacioni dhe të lëvizim lirshëm.
Askush nuk po humb, të gjithë po fitojmë!